Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti sot në takim Guvernatorin e Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Bedri Hamza


Image

Prishtinë, 26 dhjetor 2014

Kryeministri Isa Mustafa, në këtë takim theksoi se është e rëndësishme që BQK-ja së bashku me ministritë e profilit ekonomik të Qeverisë së Kosovës të rrisin bashkëpunimin, duke mbajtur takime të përbashkëta, me qëllim që të shqyrtohen mënyrat se si të rritet efekti i sistemit bankar për një zhvillim më të shpejt të ekonomisë vendore, por edhe si të lehtësohen procedurat për financim të biznesit, duke bërë vendin më atraktiv për investime, përfshi edhe investimet e jashtme direkte.

Nga ana e tij, guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza, informoi kryeministrin Isa Mustafa mbi performancën e sistemit financiar në vend. Guvernatori informoi kryeministrin se gjatë vitit 2014 ka pasur rritje si të kredive ashtu edhe të depozitave. Gjithashtu, z.Hamza  njoftoi Kryeministrin se për herë të parë që nga funksionimi modern i sistemit bankar në Kosovë, normat e interesit kanë kaluar në vlera njëshifrore.

Gjatë takimit, gjithashtu  u diskutua edhe për nivelin mjaft të mirë të kapitalizimit të sistemit bankar, shëndetshmërisë, por edhe profitit.

Kryeministri Isa Mustafa falënderoi  guvernatorin Hamza për informimin mbi rrjedhat kryesore të sistemit financiar duke shprehur mbështetjen e tij për BQK-në.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors