Prishtinë, 31 gusht 2014
Vdekja e albanologut të shquar, akademik Shaban Demirajt është humbje e madhe për familjen Demiraj, për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe për botën intelektuale shqiptare përgjithësisht.
Akademik Shaban Demiraj ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e studimeve gjuhësore, duke qenë njëri nga kolosët e mëdhenj të albanologëve shqiptarë.
Akademik Shaban Demiraj ka lënë pas një trashëgimi të çmuar shkencore si autor librash dhe studimesh shumë të vlefshme për shkencën e albanologjisë.
Në emër te Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe dhe në emrin tim, familjes Demiraj, Akademisë se Shkencave të Shqipërisë dhe gjithë miqve të tij, iu shpreh ngushëllimet me të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës
