Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot në një takim ambasadorin e jorezident të Japonisë, z. Makoto Taketoshi


Image


Image

Prishtinë, 22 tetor 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në një takim njoftues ambasadorin jo rezident të Japonisë, z. Makoto Taketoshi, me të cilin bisedoi për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe rajon.

Kryeministri Thaçi e njoftoi ambasadorin Taketoshi, për proceset politike në Kosovë, për proceset që kanë të bëjnë me integrimet evropiane, për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit, për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi e falënderoi ambasadorin për mbështetjen që i ka dhënë populli dhe Qeveria Japoneze shtetit të Kosovës, në të gjitha periudhat dhe që vazhdon t’i jap edhe sot në periudhën e integrimeve evropiane.

Gjatë takimit të sotëm kryeministri Thaçi theksoi nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Japonisë, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët me theks të veçantë në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike.

Ambasadori jorezident i Japonisë, Makoto Taketoshi falënderoi kryeministrin Thaçi për lidershipin e treguar në të gjitha proceset me rëndësi për Kosovën dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen Japonia, të vazhdoj mbështetjen për Kosovën dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mes dy shteteve tona.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors