Prishtinë, 6 janar 2012
Në telegramin e urimit thuhet:
I nderuari Peshkop, Teodosije,
Të nderuar qytetarë të besimit ortodoks,
Kam nderin dhe privilegjin e veçantë që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim t’ua uroj Festën e Krishtlindjeve Ortodokse.
Kjo festë e rëndësishme për besimtarët ortodoksë bart mesazhin e kultivimit të vlerave më të mira të besimit, respektit, harmonisë dhe paqes në shoqërinë tonë të lirë, demokratike dhe multietnike.
Festa e Krishtlindjeve e gjen Republikën e Kosovës me institucione të konsoliduara dhe gjithpërfshirëse, duke përmbushur agjendën institucionale të integrimit në NATO dhe Bashkim Evropian.
Gjithë qytetarëve të besimit ortodoksë të Kosovës uroj që gjatë festës dhe tërë vitit të kenë më shumë shëndet, lumturi, paqe, harmoni dhe besim në të ardhmen tonë.
Hashim Thaçi,
Kryministër i Republikës së Kosovës
