Prishtinë, 9 mars 2014
Ne telegram thuhet:
E nderuara familje Poni,
I nderuar kryetar Basha,
Me pikëlim morëm lajmin për vdekjen e ish zëvendësministrit të Brendshëm, Ferdinand Poni.
Vdekja e parakohshme z. Poni është humbje për familjen, miqtë e tij si dhe për Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Duke ndarë dhembjen me ju e nderuara familje Poni, si dhe me zyrtarët e PDSH-së, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës
