Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me ftesë të Kryeministrit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan po qëndron për një vizitë zyrtare njëditore në Ankara


Image

Prishtinë, 21 janar 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi me ftesë të Kryeministrit të Turqisë, Recep Tayip Erdogan po qëndron për një vizitë zyrtare njëditore në Ankara.

Në takimin e dy kryeministrave do të bisedohet për procesin e njohjeve të shtetit të Kosovës, për mbështetjen e Turqisë në rritjen e numrit të njohjeve, për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fushën e zhvillimit ekonomik, të arsimit dhe në fushat tjera me interes të përbashkët.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors