Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e deritanishëm të Misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon


Image

Prishtinë, 12 tetor 2010

Në takim, ku mori pjesë edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi, njëherësh Bashkëkryesues i Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit, kryeministri Thaçi shprehu falënderimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për angazhimet e z.Kermabon gjatë periudhës sa ishte në krye të Misionit të EULEX-it.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në takim rikonfirmoi vizionin dhe përkushtimet e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës për fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, luftën e pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Në këtë kuadër, kryeministri Thaçi theksoi se bashkëpunimi i qeverisë me EULEX-in ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë i mirë, dhe në interes të fuqizimit të rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Nga ana e tij, shefi në largim i Misionit të EULEX-it, Yves de Kermabon falënderoi kryeministrin Hashim Thaçi për angazhimet e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës për funksionimin e shtetit ligjor në Kosovë, si dhe u shpreh se bashkërendimi i angazhimeve të qeverisë dhe EULEX-it, përmes Bordit të Përbashkët Bashkërendues për Sundimin e Ligjit ka dhënë rezultate të mira.

Z.Kermabon në vazhdim shprehu bindjen se ky bashkërendim do të vazhdojë të fuqizohet edhe në mandatin e shefit të ri të Misionit të EULEX-it, Xavier Bout de Marnhac.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors