Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë vendim të emërojë z.Milan Zdravkovic, Ministër pa portofol


Image

Prishtinë, 9 tetor 2013

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bazuar në kompetencat e tij që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dhe në Rregulloren për Strukturën Organizative të Zyrës së Kryeministrit, ka marrë vendim të emërojë z.Milan Zdravkovic, Ministër pa portofol.

Ministri pa portofol do të jetë anëtar i Kabinetit qeveritar, do të veprojë nën autoritetin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit dhe do të jetë përgjegjës për rini, inovacion dhe mundësi të barabarta. 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors