Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës


Image

Prishtinë, 12 janar 2015
 
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, pranoi një telegram urimi nga kryeministri i Mbretërisë së Holandës, Mark Rutte, me rastin e zgjedhjes në pozitën e  Kryeministrit të Republikës së Kosovës

Në telegramin e urimit të kryeministrit Rute thuhet:

Shkëlqesia juaj,

Ju lutem pranoni përgëzimet e mia me rastin emërimit tuaj si Kryeministër i Kosovës.

Populli i Kosovës ju ka besuar ju krijimin e një qeverisje të qëndrueshme dhe udhëheqjen e vendit, drejt reformave ekonomike dhe zhvillimit socio-ekonomik. Ju uroj, Ju dhe Qeverisë tuaj, maturi dhe sukses në përmbushjen e detyrave të rëndësishme.

Me qëllim të mbajtjes së marrëdhënieve të mira mes dy shteteve, Holanda është e gatshme të punoj bashkërisht me Kosovën për të forcuar marrëdhëniet bilaterale.

Sinqerisht,
Mark Rutte
Kryeministër i Mbretërisë së Holandës
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors