Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përgëzon Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, z. Dodë Gjergji dhe besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve


Image

Në telegramin e urimit thuhet:

Shumë i nderuar Shkëlqesi, Imzot Dodë Gjergji
Të nderuar besimtarë të krishterë,

Dua t’iu shpreh përgëzimet më të sinqerta për Festën e Pashkëve, festën që është një simbol i Rilindjes së besimit në ideale madhore, i përkushtimit ndaj vlerave shpirtërore dhe i thellimit të dashurisë ndaj njëri – tjetrit.

Ky festim merr një kuptim edhe më të veçantë në kohën kur Kosova po shënon hapa të rëndësishëm në agjendën e saj evropiane, duke u angazhuar për një fqinjësi të mirë me të gjithë.

Duke uruar që Festën e Pashkëve ta kaloni sa më ngrohtë në familjet tuaja, më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, popullit të Kosovës dhe në emrin tim, Ju z. Gjergji dhe gjithë besimtarëve të krishterë të Kosovës, t’iu shpreh edhe njëherë përgëzimet më të sinqerta, duke iu dëshiruar paqe dhe lumturi.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors