Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon kryeministrin spanjoll Jose Luis Rodrigues Zapatero, me rastin e fatkeqësisë në aeroportin e Madridit. Në telegram thuhet:

I nderuar kryeministër Zapatero,
 
Me pikëllim morëm lajmin për fatkeqësinë në aeroportin e Madridit.
 
Vdekja e shumë pasagjerëve është dhembje e madhe për familjet e viktimave dhe për gjithë popullin spanjoll.
 
Duke iu bashkuar dhembjes suaj, Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta të Qeverisë së Kosovës dhe të qytetarëve të saj.
 
 
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Kosovës
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors