Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar telegram ngushëllimi kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha
Në telegramin e ngushëllimit të kryeministrit Thaçi thuhet:
I nderuar kryeministër Berisha,
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për humbjen e jeteës së bashkëqytetarëve Tuaj, me rastin e aksidentit tragjik që ndodhi në aksin rrugor Rrëshen-Fushë Arrëz.
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta, Ju, Qeverisë tuaj, qyetetarëve të Shqipërisë dhe familjeve të viktimave, ndërkaq, të lënduarve ju urojmë shërim sa më të shpejt.
Hashim Thaçi
Kryeministri i Republikës së Kosovës
