Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram urimi homologes së tij, zonjës Angela Merkel, me rastin e rizgjedhjes së saj Kancelare e Gjermanisë


Image

Prishtinë, 29 tetor 2009

Në telegramin e urimit thuhet:

E nderura kancelare Merkel,

Me rastin e rizgjedhjes suaj Kancelare e Gjermanisë, më lejoni që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës t’ju përcjell përgëzimet më të sinqerta.

Shpreh bindjen se nën drejtimin tuaj, Gjermania, si një ndër shtetet e rëndësishme të Bashkimit Evropian do të arrijë rezultate edhe më të mëdha në të gjitha sferat.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe shpreh vullnetin dhe gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit me qeverinë e drejtuar nga Ju.

Qeveria dhe populli i Kosovës vlerëson lartë mbështetjen e shtetit gjerman për Kosovën, në të gjitha periudhat, posaçërisht mbështetjen që Gjermania është duke i dhënë Kosovës në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Hashim Thaçi
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors