Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon familjen Haliti të Jezercit, e cila humbi dy fëmijë tragjikisht nga zjarri


Image

Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
 
Prishtinë, 6 tetor 2008

 
 
E nderuara familje Haliti,
 
Me dhembje morëm lajmin për vdekjen e dy fëmijëve Tuaj, që pësuan nga zjarri në shtëpi.
 
Duke u bashkuar me dhembjen Tuaj, pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim.
 
 
Sinqerisht i Juaji
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors