Prishtinë, 22.07.2011
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka prit në takim ministrin e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit të Shqipërisë, Sokol Olldashin, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin e të dyja vendeve në fushen e transporteve dhe telekomunikacionit.
Kosova dhe Shqipëria po zhvillojnë bashkëpunim i cili do të duhej të jetë shembull i bashkëpunimit të mirë edhe për rajonin, dhe kjo reflekton edhe për paqen, stabilitetin dhe perspektivën e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të rajonit, është konstatuar në takimin që kryeministri Hashim Thaçi ka zhvilluar me ministrin shqiptarë Sokol Olldashi.
Avancimi i bashkëpunimit në fushën e transporteve dhe telekomunikimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, do të krijojë parakushte të mira për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave në mes të dy vendeve si dhe plotësimin e parakushteve për integrimin e rajonit në strukturat euroatlantike.