Prishtinë, 19 korrik 2011
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë me të cilin ka biseduar për zhvillimin e bashkëpunimit bilateral të Kosovës dhe Kroacisë dhe atë regjional.
Kryeministri Thaçi dhe ish-presidenti i Kroacisë, Mesiq, kanë vlerësuar se Kosova dhe Kroacia trashëgojnë një bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë. Të dyja vendet angazhohen për integrim të rajonit në strukturat veri-atlantike dhe për ndërtimin e paqes dhe tolerancës në mes të popujve dhe vendeve të rajonit.
Shtetet e dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavia, kanë dal nga një periudhë e gjatë e konfliktit dhe luftërave të përgjakshme dhe ato kanë nevojë për një klimë të re të tolerancës dhe mirëkuptimit si dhe për integrimin në Bashkimin Evropian, është konstatuar në takim.
