Prishtinë, 22 korrik 2009
Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Zatriqi me rastin e vdekjes së kirurgut të nderuar, dr.Ali Zatriqi.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
E nderuara familje Zatriqi,
Me pikëllim e morëm lajmin për vdekjen e kirurgut të shquar, njërit prej kontribuuesve të mëdhenj për zhvillimin e mjekësisë në Kosovë, dr.Ali Zatriqi.
Institucionet dhe populli i Republikës së Kosovës, me respekt të lartë gjithmonë do të kujtojnë veprën e dr.Ali Zatriqit, vepër kjo e tëra në shërbim të zhvillimit të sistemit shëndetësor dhe ndërtimit të një shoqërie të shëndetshme në Kosovë.
Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta.
Hashim Thaçi,
Kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës
