Prishtinë, 22 qershor 2011
Kryeministri Thaçi ka thënë se ndërtimi i autostradës në drejtim të Maqedonisë është një lajm shumë i gëzuar për qytetarët e Republikës së Kosovës. Z. Thaçi ka thënë se është duke u punuar me një dinamikë të shpejtuar edhe në autostradën Vermicë – Merdar dhe 38 kilometrat e parë do të kryhen në tetor të këtij viti.
Në vazhdim Qeveria ka miratuar Projektligjin për Arsimin e Lartë dhe Projektligjin për Statistikat Zyrtare të Republikë së Kosovës.
Poashtu sot Qeveria sot ka miratuar disa vendime: Vendimin për plikimin e Normës së Tatimit të Akcizës në Vetura, Vendimin për ndalimin e importit të veturave të amortizuara, Vendimin për aprovimin e Planit Hapësinor të zonës me interes të veçantë ekonomik “Fusha e Mihjes së Re 2010-2020”, Vendimin për themelimin e Grupit punues Ndërministror për Reformën e Ambientit të Biznesit.
Sipas propozimit të Ministrisë së Integrimeve, Qeveria ka miratuar Rregulloren për organizimin dhe funksionalizimin e Zyrave komunale për integrime evropiane
Qeveria sot ka marrë vendim për emërimin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave, Naim Baftiu, Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë, Eliana Naka dhe Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Forcës së Sigurisë, Shkëlzen Syla.