Prishtinë, 16 qershor 2009
Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar për progresin e Republikës së Kosovës, një vjet pas hyrjes në fuqi të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Ishte konstatim i përbashkët i kryeministrit Thaçi dhe ministrit holandez Koenders se ekzistojnë marrëdhënie të mira bashkëpunimi midis dy vendeve. Në të ardhmen ky bashkëpunim do të zgjerohet në shumë fusha, sidomos në sektorin e sigurisë, në mjedis, dhe në sektorin privat, – u tha në takim.
Me këtë rast, Kryeministri Hashim Thaçi potencoi kornizën ligjore dhe ambientin e përshtatshëm për investime në Kosovë. Z. Thaçi ka ftuar biznesmenët nga Holanda që të investojnë në Kosovë.
Kryeministri Thaçi dhe ministri holandez Koenders kanë theksuar rëndësinë e sundimit të ligjit dhe realizimit të prioriteteve strategjike të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Ne përfundim, z. Thaci theksoi progresin e shënuar në sundimin e ligjit në vend, përfshirë këtu uljen e dukshme të fenomeneve negative në gjithë territorin e Kosovës, sidomos në pjesën veriore të vendit.