Kryeministri Hashim Thaçi, ka shtruar drekë për ambasadorët e shteteve anëtare të Grupit Ndërkombëtar Drejtues për Kosovën

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka shtruar një drekë pune me ambasadorëve të shteteve anëtare të Grupit Drejtues Ndërkombëtare. Në drekë ka marr pjesë edhe ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Robert Cooper dhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Fernando Xhentilini.

Në vazhdim po e përcjellim deklaratën e kryeministri Hashim Thaçi dhënë para mediave: 

“Unë e falënderojë edhe para juve, të nderuar përfaqësues të medieve, z. Piter Faith, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm që kemi pasur mes Qeverisë dhe ICO-së.

Edhe në takimin e sotëm të Grupit Drejtues Ndërkombëtarë, sot, para dite, kamë prezantuar qëndrimet e  Qeverisë së Republikës së Kosovës. Takim ka qenë shumë korrektë, shumë konstruktiv dhe mbështetës në procesin e konsolidimit dhe forcimit të shtetit të Kosovës.

Në Grupin Drejtues Ndërkombëtare, kanë marrë pjesë përfaqësues të vendeve të Bashkimit Evropian që kanë njohur pavarësinë e Kosovës, përfaqësues të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfaqësues të Turqisë. Në drejtim të punës që kishim, është jashtëzakonisht mbështetëse edhe prezenca e z. Kuper. Prandaj, gjithnjë jemi duke punuar së bashku për progresin në Republikën e Kosovës. Qeveria e Kosovës do të vazhdojë me qeverisjen e mirë, efektive dhe efikase, sundimin e ligjit, qeverisjen transparente dhe me një ballafaqim të drejtpërdrejtë me të gjitha dukuritë negative. Do të vazhdojmë reformat e thella demokratike që duhet të përfshijnë vendin, reforma këto që do ta përshpejtojnë procesin e integrimit të Kosovës në strukturat e NATO-së e Bashkimit Evropian.

Tash kur jemi në prag të nxjerrjes së Raportit të Progresit, Kosova besojë se e meriton liberalizimin e vizave, marrëdhëniet kontraktuale dhe marrëdhëniet tregtare me Bashkimin Evropian. Kosova do të vazhdojë të ndërtojë raporte të shkëlqyeshme me të gjitha vendet e rajonit, dhe në kuadër të saj edhe në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore edhe të dialogimit me Serbinë. Është hera e parë që Kosova si shtet takohet në nivel të barabartë me përfaqësuesit e Serbisë. Tri konkluzione të cilat kanë dalë deri më tani, konkluzione këto që ndërlidhen drejtë për së drejti me jetën e qytetarëve dhe dy vendeve dhe popujve tanë.

Gjithashtu është shumë me rëndësi të theksojë se Qeveria e Kosovës është duke punuar ngushtë me z. Piter Faith dhe me ICO-në në procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. Ne veç kemi përmbyllur mbi 90 për qind të kërkesave nga dokumenti  i Presidentit Ahtisari. Do të vazhdojmë të punojmë bashkërisht edhe në agjendën e mbetur shtesë pra që ka mbetur për të përmbyllur. Unë kamë besim të plotë se kjo do të ndodhë në një të ardhme jo të largët , por kamë besim të plotë se do të ndodhë në mënyrë të suksesshme”.  

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors