Kryeministri Hashim Thaçi ka përuruar rrugën e asfaltuar Reçak-Petrovë-Mollopolc dhe godinën e re shkollore në Mollopolc


Image


Image


Image


Image

Prishtinë, 2 shtator 2009

Me këtë rast kryeministri Hashim Thaçi ka përgëzuar banorët e kësaj ane për inaugurimin e rrugës së që do të lidhë vendbanimet e kësaj ane. Kryeministri ka përgëzyar angazhimet e autoritete komunale për të investuar në infrastrukturën  e këtyre vendbanimeve duke ndërtuar kanalizime të reja, ujësjellës, zgjerimin e hapësirave të gjelbëruara dhe ambulancat e reja.

“Siç po ndryshon e gjithë Kosova, po ndryshon për të mirë edhe komuna e Shtimes” ka thënë kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ka vazhduar se “investimet nuk do të ndalen, përkundrazi ato do të rriten dhe do të jenë investime meritore për të gjithë qytetarët e Shtimes”.

Duke uruar nxënësit, arsimtarët dhe prindërit e kësaj treve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor, me godinë të shkollës së re në fshatin Mollopolc, kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se angazhimet e qeverisë komunale te Shtimes e kanë përkrahjen e plotë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, që udhëheq unë, ka vendosur për shpërndarjen falas të të gjitha librave për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka vazhduar se “gjithashtu dua të ritheksoj sot se, edhe për të gjithë punëtorët e arsimit, më së paku edhe njëherë do të ketë rritje të pagave gjatë këtij mandati qeverisës, ndërsa së shpejti do të vazhdohet në projektin madhor të kompjuterizimit të 1200 shkollave në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”.

Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të investojë në arsim dhe edukim, që nënkuptojnë investime në zhvillimin ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës, integrim ka vlerësuar kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors