Prishtinë, 31 mars 2018
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar të gjithë besimtarët e krishterë me rastin e Festës së Pashkëve. Në këtë ditë të veçantë, kryeministri Haradinaj ka uruar edhe miqtë ndërkombëtar që shërbejnë në misione të ndryshme në Kosovë, duke uruar që në familjet e tyre të mbretërojë lumturia, mirëqenia, paqja dhe solidariteti.
Mesazhi i kryeministrit Haradinaj:
Me rastin e Festës së Pashkëve, iu shpreh urimet më të përzemërta të gjithë besimtarëve të krishterë, të cilët kremtojnë këtë festë të madhe, që mbush shpirtin dhe mendjen e njerëzve anekënd botës plotë me shpresë, gëzim dhe dashuri.
Shqiptarët kanë traditë mijëvjeçare të Pashkëve, kësaj feste që na frymëzon për dashuri dhe që na rrëfen mrekullinë e ringjalljes.
Uroj që kjo festë, të na gjejë unikë, të sjellë bekim e begati në çdo familje.
Motra e vëllezër të besimit katolik dhe miq ndërkombëtar, për shumë mot Pashkët!
Ramush Haradinaj
Kryeministër i Republikës së Kosovës
