Kryeministri Haradinaj uron besimtarët me rastin e Festës së Krishtlindjes Ortodokse


Image

Prishtinë, 7 janar 2018

 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka uruar të krishterët me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse.

 

Në urim thuhet:

 

Të gjithë qytetarëve të Kosovës që besojnë në krishterim, Gëzuar për shumë mot krishtlindjet ortodokse.

 

Me këtë rast i uroj edhe miqtë tanë që shërbejnë në misionet e ndryshme ndërkombëtare në vendin tonë  si dhe të gjithë të krishterët e ritit ortodoks.

 

Festat fetare gjithmonë u kanë shërbyer qytetarëve kosovarë por edhe të gjithë njerëzve vullnetmirë për ta kultivuar solidaritetin ndërmjet tyre si dhe hyjnoren brenda tyre!

 

Krishtlindjet ortodokse,  i kremtofshi në paqe, me familjet Tuaja, me mirësi e begati.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors