Kryeministri Haradinaj uron Angela Merkel me rastin e zgjedhjes Kancelare e Gjermanisë


Image

Prishtinë, 14 mars 2018

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka dërguar një telegram urimi Angela Merkel, me rastin e zgjedhjes së saj për herë të katërt Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Në telegramin e urimit thuhet:

E nderuar Kancelare Merkel,

Në emrin tim personal dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, kam nderin dhe privilegjin të shpreh urimin tim më të sinqertë me rastin e marrjes së detyrës për të katërtën herë me radhë të mandatit  si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.

Dëshiroj t’ju përgëzoj për lidershipin tuaj të fortë dhe rolin tuaj mjaft të rëndësishëm që ju dhe qeveria juaj luani në mbështetjen politike dhe ekonomike të Kosovës.

Republika e Kosovës dhe Republika Federale e Gjermanisë kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale dhe dëshiroj të ri-konfirmoj zotimin e Qeverisë së Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona. Gjermania gjithmonë ka qenë ithtare e madhe e pavarësisë së Kosovës dhe perspektives së saj euro-atlantike.

Ju përcjell urimet më të mira të qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës  për prosperitetin e vazhdueshëm të Republikës Federale të Gjermanisë dhe shfrytëzoj këtë rast të shpreh edhe një herë konsideratën time më të lartë.

I juaji sinqerisht,
Ramush HARADINAJ
Kryeministër i Republikës së Kosovës
 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors