Prishtinë, 13 shtator 2017
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë mesazh urimi nga ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
Në mesazhin e urimit thuhet:
I nderuar z.Haradinaj,
Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj si Kryeministër i Kosovës. Uroj që kjo detyrë kaq e rëndësishme si kreu i qeverisë të shërbejë më së miri në normalizimin e krizës politike, në stabilitetin në vend e rajon si dhe në forcimin e perspektives europiane. Ju uroj punë të mbarë!
REXHEP MEIDANI