Kryeministri Haradinaj: Kamenica, shembull i mirë i një jete të integruar!


Image


Image


Image


Image


Image


Image

Kamenicë, 17 prill 2018

“Kamenica ka dëshmuar një vetëdije të ngritur qytetare dhe këtë e tregon edhe fakti se shkalla e incidenteve në këtë Komunë është tejet e ulët”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj pas vizitës që bëri në Komunën e Kamenicës, ku u prit nga Kryetari i kësaj Komune, Qëndron Kastrati me bashkëpunëtorë.

“Ardhja jonë në këtë Komunë ka për qëllim me i përafrua temat që e preokupojnë Komunën. Diskutuam për projektet infrastrukturore, për gjendjen me ujë të pijshëm dhe gjendjen në shumë sektor, duke parë mundësitë e investimeve edhe nga partnerët tonë ndërkombëtarë, përveç Qeverisë sepse këtu jepet shembulli më i mirë i një jete të integruar dhe ju përgëzojmë për këtë të gjithë juve”, tha Kryeministri Haradinaj në konferencën për media pas takimit.

Testi PISA dhe përmirësimi i rezultateve në fushën e arsimit, ndarja e granteve për fermerët, projektet konkrete që do të angazhoni direkt të rinjtë e kësaj Komune, renovimi i shtëpisë së kulturës dhe tema të tjera të rëndësishme për këtë vend ishin pjesë e diskutimit në takim.

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, e falënderoi Kryeministrin Haradinaj për vizitën, për siç tha të rrallë të një Kryeministri në këtë Komunë të vogël.
“Diskutuam problemet dhe çështjet të cilat nuk mundemi vet si Komunë t’i realizojmë dhe çështje të tjera që mund të përkraheshin nga Qeveria dhe organizatat e tjera”, tha Kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.

Pas takimit me Kryetarin, Kryeministri Haradinaj ka takuar drejtorët e drejtorive, shefat e sektorëve dhe asamblistëve të kësaj Komune.

Vizitat e Kryeministrit Haradinaj në Komunat e Kosovës po zhvillohen në vazhdën e përpjekjeve të Qeverisë për të përafruar agjendën e dy niveleve me qëllim të përkrahjes dhe zhvillimit të projekteve të rëndësishme për qytetarët e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors