Kosova, pjesë e rëndësishme e angazhimeve evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor


Image

Prishtinë, 16 qershor 2009

Kryeministri i Republikës se Kosovës, Hashim Thaçi, zhvilloi sot një takim me drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Pierre Mirel.

Kryeministri Thaçi dhe z. Mirel e vlerësuan të frytshëm takimin e e XVI-të të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit, duke potencuar të arriturat dhe sfidat qe dalin nga ky proces i rëndësishëm për Kosovën.

Në takim u diskutua për Raportin e Progresit për vitin 2009 dhe për procesin e Studimit të Fizibilitetit, raporte këto që pritet të publikohen nga Komisioni Evropian në vjeshtën e këtij viti.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me këtë rast theksoi se në kuadër të procesit të Intergrimit Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës janë duke i bërë të gjitha përgatitjet e duhura, që me mbështetjen e Komisionit Evropian, edhe Kosova të jetë pjesë aktive e procesit të liberalizimit të vizave.

Nga ana e tij, drejtori në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerim të Komisionit Evropian, Pierre Mirel, pas takimit me kryeministrin Thaçi, vlerësoi bashkëpunimin me institucionet e Kosovës dhe u zotua që Kosova do të vazhdojë të jetë pjesë e rëndësishme e angazhimeve evropiane në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors