Prishtinë, 9 mars 2016
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
Ky veprim i ulët, i marrë përsipër nga një parti opozitare, është akt në vazhdën e sulmeve të dhunshme të drejtuara kundër institucioneve legale dhe legjitime të Kosovës, në përpjekje që të zbehet progresi i madh që po arrihet si rezultat i përkushtimit të Qeverisë së Kosovës.
Duke ftuar organet kompetente që të marrin masa për parandalimin e akteve të tilla, Qeveria e Republikës së Kosovës, thekson përkushtimin e plotë për të vazhduar punën dhe angazhimin maksimal për të thelluar reformat dhe për të fuqizuar zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e social në Kosovë, në partneritet me SHBA-të dhe vendet e tjera mike.