Komunikatë për Medie

Prishtinë, 25 mars 2015
 
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, përgëzon aksionin e Europol dhe Eurojust si dhe bashkëpunimin e suksesshëm të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it, i cili rezultoi me arrestimin e grupeve të krimit të organizuar të involvuar në trafikim me qenie njerëzore nga Kosova për në vendet perëndimore.
 
Aksioni i sotëm dëshmon se trendet e fundit të migrimeve ilegale ishin të orkestruara dhe të organizuara nga grupet e ndryshme kriminale. Këto grupe i kanë shkaktuar dëm qytetarëve të Kosovës, të cilët kanë rënë pre e mashtrimeve, por edhe vendit tonë në përgjithësi.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me të gjitha vendet për luftimin e krimit të organizuar, për të vendosur sundimin e ligjit dhe për ta bërë Kosovën shtet të së drejtës.
 
Qeveria e Kosovës nuk do të lejojë që proceset integruese të dëmtohen nga veprimet e paligjshme të grupeve kriminale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors