Komunikatë për Medie


Image

Prishtinë, 3 prill 2016
 
Qeveria e Republikës së Kosovës me shqetësim ka pranuar informatat për dëmtimin e varrezave të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll të Shalës së Bajgorës.
 
Qeveria e Kosovës kërkon nga organet kompetente që të zbardhin se si janë dëmtuar varrezat dhe të zbulojnë kryesit eventual të këtyre veprimeve vandale e t’i nxjerrin ata para drejtësisë.
 
Qeveria e Republikës së Kosovës do të përkrahë rindërtimin e varrezave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Kaçandoll.
 
Qeveria e Kosovës, me këtë rast, shpreh përkushtimin e saj të plotë për të vazhduar realizimin e aspiratave të të gjithë njerëzve që punuan dhe luftuan për liri dhe për Kosovën shtet sovran e të pavarur, të zhvilluar dhe të integruar në strukturat euroatlantike, në miqësi të përhershme me SHBA-të dhe vendet tjera mike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors