Komunikatë për Medie


Image

Prishtinë, 16 gusht 2017
 
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon sulmin ndaj Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj.

Qeveria e Kosovës konsideron se ky akt i rëndë i kryer ndaj z.Zogaj është sulm ndaj institucioneve të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet kompetente që të marrin të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit dhe vënien para drejtësisë të kryesve të tij.

Duke i uruar z. Zogaj shërim sa më të shpejt, Qeveria e Kosovës, fton bartësit e detyrave të rëndësishme shtetërore që të vazhdojnë punën dhe përkushtimin e tyre për mbarëvajtjen e institucioneve dhe proceseve demokratike, si parakusht i luftimit të dukurive negative dhe kryerësve të tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors