KOMUNIKATË PËR MEDIA E QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS


Image

Prishtinë, 20 nëntor 2012

Lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për rastit Kleçka, Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se drejtësia duhet të jetë e pavarur, e paanshme dhe profesionale, dhe të mos ndikohet nga askush.

Qeveria e Republikës së Kosovës beson në pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe përpjekjet për të njollosur këtë luftë nuk do të kenë sukses.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarët e Kosovës ndihen krenarë me luftën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors