Komunikatë për media e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur


Image

Prishtinë, 24.06.2014

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, z. Prenkë Gjetaj dhe Kryetari i Delegacionit të Kosovës, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, Akademik Pajazit Nushi, kanë pritur në takim Delegaiconin e Grupit Punues,të Kombeve të Bashkuara, Kundër Zhdukjes me Forcë, të përbërë nga z. Ariel Dulitzky, Kryesues, z. Osman El – Hajje, anëtar dhe znj. Jasmina Dzhumhur, anëtare, si dhe të shoqëruar nga Zëvendës-Shefi i UNMIK-ut, z. Robert Sorenson dhe zyrtarët e Sekretariatit të Grupit Punues kundër Zhdukjes me Forcë.

Gjatë takimit, Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, njoftojë anëtarët e Delegacionit të Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, mbi procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë.

Përkundër angazhimit dhe rezultateve të arritura, Kryesuesi Gjetaj theksojë nevojën për intensifikim të angazhimit dhe punës së përbashkët të të gjithë akterëve të përfshirë në procesin e ndriçimit të edhe 1711 personave, që vazhdojnë të jenë të evidentuar si të zhdukur, të luftës.

Po ashtu, z. Gjetaj, potencojë përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, në ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur, pa dallim të përkatësisë etnike, fetare, gjinore, etj. si dhe angazhimin institucional në krijimin e një bazë të mirëfilltë ligjore në përpjekjen institucionale për një trajtim më të mirë ligjor dhe institucional të familjeve të personave të zhdukur.

Kryetari i Delegacionit të Kosovës, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, Akademik Pajazit Nushi, ritheksojë nevojën e vazhdimit të dialogut me palën serbe,  si një mundësi e rëndësishme në sigurimin e informatave të reja mbi fatin dhe vendndodhjen edhe të 1711 personave të evidentuar si të zhdukur.

Gjatë takimit, para të pranishmëve u potencua edhe njëherë kërkesa që pala serbe të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim në hapjen edhe të lokacioneve tjera të dyshuara si varreza të mundshme masive, në veçanti tani pasi gjetjet e mbetjeve mortore në Rudnicë, të Rashkës, kanë konfirmuar ekzistimin e varrezave masive në territorin e Serbisë. Njëkohësisht, z. Gjetaj kërkojë që bashkësia ndërkombëtare të shtojë trysnin ndaj palës serbe që të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim. Po ashtu, z. Gjetaj, para të pranishmëve paraqiti angazhimin e Komisionit Qeveritar të Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në përkrahje të procesit profesional që është duke u zhvilluar në lokacionin e varrezës masive në Rudnicë, të Rashkës, me qëllim që ‘rasti i Rashkës’ të ketë rrjedhën e duhur profesionale dhe mbetjet mortore tashmë të zhvarrosura të procedohen sa më parë për identifikim përmes analizës së ADN-së.

Anëtarët e Grupit Punues të Kombeve të Bashkuara Kundër Zhdukjes me Forcë, vlerësuan takimin me Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, si një mundësi e mirë në misionin e tyre për t’u njohur më afër me procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur në Kosovë, si dhe në tërë rajonin e Ballkanit, duke theksuar të drejtën e familjarëve për të ditur sa më parë për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur, si pasojë e konflikteve të armatosura.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors