Komunikatë për media


Image

Prishtinë, 3 maj 2016
 
Dje, rreth orës 19 e 33 minuta, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, ka ndodhur një incident i rëndë gjatë aterimit të aeroplanit të kompanisë “Turkish Airlines”, në bordin e të cilit gjendeshin gjithsejtë 151 pasagjer dhe 6 persona të ekuipazhit. 
                           
Në këtë incident të rëndë, për fat të mirë, nuk ka pasur viktima. Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, për shkak të frikës dhe shqetësimit që ka shkaktuar ky incident tek ata.        
 
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), bazuar në kompetencat e saj, ka filluar hetimet për incidentin.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors