Komunikatë për Media


Image

Prishtinë, 26 qershor 2015

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se mosmiratimi i sotëm në Kuvendin e Kosovës i ndryshimeve kushtetuese që do të hapnin rrugë për miratimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, si dhe Ligjit për Mbrojtjen Juridike dhe Mbështetjen Financiare të Personave të Akuzuar potencialë në Proceset Gjyqësore pranë Dhomave të Specializuara, nuk i shërben interesave madhore të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës, mbetet e përkushtuar të punojë deri në përmbushjen e plotë të detyrimeve që derivojnë nga letërkëmbimi ndërmjet Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Baroneshës Catherine Ashton si dhe fton të gjitha institucionet që t’i kontribuojnë përmbushjes së këtij obligimi dhe të mbrojnë interesat e shtetit të Kosovës.

Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se çdo dështim për përmbushjen e obligimeve nga ana e institucioneve tona, e vë në pikëpyetje seriozitetin dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors