Prishtinë, 18 qershor 2015
Qeveria e Republikës së Kosovës dënon aktet e fundit vandale të drejtuara ndaj bizneseve sllovene në Kosovë.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton qytetarët që të tregojnë maturi dhe të përmbahen nga çdo akt i dhunshëm, duke i siguruar se çështja e z. Haradinaj është duke u trajtuar në nivelin më të lartë shtetëror dhe së shpejti pritet një zgjidhje e drejtë dhe e ligjshme.
Qeveria e Republikës së Kosovës fton organet e rendit që në përputhje me ligjin të trajtojnë aktet e fundit të manifestuara kundër bizneseve dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar përsëritjen e akteve të tilla.
