KOMUNIKATË PËR MEDIA


Image

Prishtinë, 24 prill 2015

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, emëroi sot z. Dalibor Jevtic, në pozitën e Ministrit për Komunitete dhe Kthim. Z. Jevtic vjen nga Lista Serbe.

Lista Serbe ka njoftuar Kryeministrin se do të kthehet aktivisht në Parlament dhe në Qeveri nga data 27 prill 2015.

Dje, Kryeministri Isa Mustafa ka pritur në zyrën e tij edhe katër kryetarët e komunave të veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut, Zveçanit dhe Mitrovicës Veriore, ku janë harmonizuar qëndrimet që këto komuna të miratojnë buxhetet e tyre, në përputhje me ligjet e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors