Prishtinë, 9 mars 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, pezullon zbatimin e këtij dekreti deri në shqyrtimin në merita të çështjes.
Ky vendim krijon hapësirën, që çështja të trajtohet në mënyrë të plotë nga Gjykata Kushtetuese, në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.
Për tre javë jemi në gjendje pritjeje, ndërkohë që një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh me rëndësi për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.
Qeveria pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të japë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues, që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët mos të përballen me këto pengesa serioze.