Prishtinë, 30 janar 2026
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), i udhëhequr nga Kryesusi i KHAIA-së, z. Mirsim Beqiri, ka pritur dje në takim Komitetin për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KINSIV) nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të udhëhequr nga Kryetari z. Marjan Prposki, së bashku me stafin e tij.
KHAIA dhe KINSIV kanë marrëveshje bashkëpunimi që nga viti 2021 dhe, gjatë viteve, kanë bashkëpunuar ngushtë në avancimin profesional, shkëmbimin e përvojave dhe ngritjen e kapaciteteve institucionale në fushën e hetimit të aksidenteve dhe incidenteve aeronautike.
Gjatë takimit u diskutua thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të forcimit të kapaciteteve profesionale dhe rritjes së nivelit të sigurisë së aviacionit civil në të dy vendet.


