Hysen Durmishi caktohet ushtrues i detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

Prishtinë, 27 gusht 2025

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu.

Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors