Gjenden pjesë kockore të mbetjeve mortore, gjatë gërmimeve vlerësuese në fshatin Rrezallë, Komuna e Skenderajt

Prishtinë, 16 korrik 2014

Gjatë vazhdimit të gërmimeve, në lokacionin e shënjuar në fshatin Rrezallë, Komuna e Skenderajt, të filluar dje me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ekspertët nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore, sot kanë hasur në pjesë kockore, me origjinë njerëzore, që i takojnë periudhës së luftës së fundit në Kosovë

Mbetjet mortore, janë gjetur pikërisht në lokacionin ku ishin të groposur kufomat e viktimave civile, nga fshati Rrezallë dhe fshatrat tjera përreth, pas ekzekutimit me 5 prill 1999, nga forcat ushtarake-policore serbe, dhe të zhvarrosur pas tri jave për t’u dërguar në drejtim të panjohur deri më tani, në përpjekjen e forcave serbe për të fshehur gjurmët e krimit.

Punimet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, deri në mbylljen e plotë të këtij rasti, përkatësisht gërmimeve vlerësuese dhe zhvarrimeve në këtë lokacion.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors