Forumi i Bashkëpunimit Ekonomik Kosovë–Itali i cili do të mbahet në Romë më 31 janar 2017

Prishtinë, 24 janar 2017

Kryeministri i Republikës së Kosovës do të udhëheqë delegacionin Kosovar të bizneseve dhe zyrtarëve shtetëror në Romë të Italisë, më 31 janar 2017, në kuadër të Forumit Ekonomik për zhvillimin e qarkullimit tregtarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Italisë dhe me këtë rast fton për pjesëmarrje bizneset të cilat kanë interesim në procesin e shitjes së produkteve dhe blerjes së pajisjeve dhe makinerive të prodhuesve dhe mundësinë e bashkëinvestimit ndërmjet akterëve ekonomik.

Forumi do të përqendrohet tek sektorët si: teknologjia agroindustriale, teknologjia e industrisë së ushqimit, teknologjia e industrisë së qumështit, teknologjia e përpunimit të drurit, tekstilit, mbathjeve dhe lëkurës, investimet në energji, ndërtimtari, infrastrukturë si dhe teknologjisë informative.

Në këtë Forum, prezent nga ana e Italisë do të jenë biznese italiane mbështetëse dhe agjentë të shumtë që përfaqësojnë industri shitëse dhe blerëse.

Po ashtu, do jenë edhe kompani financiare që mbështesin kreditimin e eksportit të këtyre pajisjeve me kushte të volitshme.

Për çdo informatë ju lutemi kontaktoni Agjencinë KIESA në info.kiesa@rks-gov.net apo në 038 200 36 585 si dhe Këshilltaren Politike të zëvendëskryeministrit Ramiz Kelmendi, Genta Domi në Genta.Domi@rks-gov.net apo në 044 464 784.

Zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors