Deklarimi për media i Kryeministrit Kurti në prag të fillimit të Takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian

Shkup, 1 korrik 2025

Ju faleminderit shumë që po e ndiqni këtë takim në Shkup!

Ky është takimi i katërt i Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor. Ky takim është dashur që të mbahet në muajin mars, mirëpo u pat shtyrë për shkak të tragjedisë në Koçan të Velesit, me ç’rast unë shfrytëzoj rastin që edhe një herë t’u shpreh ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave.

Me këtë rast ne kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë ku kemi diskutuar për Planin e Rritjes, por për mua është çdoherë kënaqësi që të vij në Shkup sidomos tash që kemi pikat e përbashkëta të kontrollit kufitar: Han të Elezit – Bllac, e cila me 12 prill u funksionalizua, dhe Glloboçicë-Jazhincë, e cila u funksionalizu sivjet, më 28 maj.

Të gjitha këto janë rezultat i marrëveshjeve të përbashkëta që i kemi bërë me Qeverinë Miskovski me datën 18 nëntor të vitit të kaluar në Prishtinë, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive tona.

Është gjithmonë kënaqësi të vijë në Shkup, në këtë vend, i cili është kryeqytet i një vendi anëtar të NATO-s, por gjithashtu edhe i një vendi që bashkërisht me të gjithë shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor aspiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

Ju faleminderit shumë!

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors