Prishtinë, 19 korrik 2010
Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndetë mbajtjen me sukses të zgjedhjeve në komunën e re të Parteshit, duke uruar qytetarët e kësaj komune për fillimin e një kapitulli të ri të zhvillimit dhe prosperitetit.
Qeveria do të jetë fuqimisht e angazhuar për bashkëpunim të gjithanshëm me institucionet komunale të Parteshit, të zgjedhura nga vota e lirë e qytetarëve.
Inkurajojmë udhëheqjen komunale të Parteshit që në përkushtimet për krijimin e kushteve sa më të mira për gjithë qytetarët, do ta ketë përkrahjen e vazhdueshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
