Prishtinë, 15 tetor 2010
Qeveria e Republikës së Kosovës siguron qytetarët e vendit dhe të gjithë investitorët potencialë se mbetet thellësisht e përkushtuar që të gjitha proceset jetike për zhvillimin ekonomik të vendit tonë të bëhen duke respektuar të gjitha ligjet në fuqi dhe duke siguruar transparencë të plotë gjatë tërë procesit.
