Prishtinë, më 7.1.2026
Qytetarëve tanë të komunitetit serb, që festojnë sot Krishtlindjen, ju dërgoj urime më të sinqerta me rastin e kësaj feste.
Kjo ditë le të sjell dashuri, lumturi, fat dhe mirëqenie për ju dhe familjet tuaja.
Festoni këtë festë në paqe, mirëkuptim të ndërsjellë dhe respekt.
Le të na bashkojë e mira. Le të na udhëheq vullneti për solidaritet dhe për të punuar për mirëqenie më të madhe.
Ju uroj që Krishtlindjen ta kaloni në rrethin familjar, me shëndet e gëzim.