Prishtinë, 29 janar 2015
Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Branimir Stojanoviq, qëndroi dje në Hoçë të Madhe ku me përfaqësuesit e institucioneve publike dhe të qeverive lokale diskutoi për problemet e grumbulluara gjatë shumë viteve dhe për nevojat e komunitetit serb në këtë rajon.
Stojanoviqi me përfaqësuesit e Hoçës së Madhe dhe të Rahovecit bisedoi për gjendjen e sigurisë në këtë pjesë të Kosovës dhe për mundësitë e progresit ekonomik. Gjatë bisedimeve , theks i veçantë u vu në gjetjen e modaliteteve për të ndihmuar prodhuesit e verërave të Hoçës dhe Rahovecit me për të cilat ky rajon është i njohur më së shumti.
Përfaqësuesit e komunitetit serb në Hoçë të Madhe dhe në Rahovec, në bisedën me zëvendëskryeministrin Branimir Stojanoviq theksuan posaçërisht gjendjen e dobët ekonomike, si dhe papunësinë ndërsa për prodhuesit e verës dhe të rakisë pengesa më madhe në zhvillimin e prodhimit është mungesa e tregjeve për plasmanin e prodhimit.
Stojanoviq premtoi se do ti ndihmojë serbët në Hoçë të Madhe dhe në Rahovec të cilët vazhdojnë të qëndrojë këtu pavarësisht nga sfidat e shumta me të cilat ballafaqohen tashmë 15 vjet. Ai shprehu keqardhjen që në këtë anë nuk ka pasur projekte të infrastrukturës që do të ndihmonin popullatën për të mbetur këtu dhe se ai do të bëjë gjithçka që situata në të ardhmen e afërt të ndryshojë.
Branimir Stojanoviq posaçërisht theksoi se Hoça e Madhe dhe Rahoveci janë zona të përshtatshme për zhvillimin e turizmit, andaj është e nevojshme të bëhen më shumë përpjekje për zhvillimin e potencialit turistik, i cili do të përmirësonte në masë të madhe pasqyrën ekonomike në këto vende ku edhe banorët e këtushëm duhet të kontribuojnë duke paraqitur idetë e tyre në këtë drejtim.