Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Kraevskin

Prishtinë, 18 mars 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Hristo Kraevski, me të cilin diskutoi për marrëdhëniet bilaterale, integrimin euro-atlantik dhe zhvillimet në vend dhe rajon.

Kryeministri falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin e mirë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj Kosovës. Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit bilateral, për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe investimeve dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Kryeministri theksoi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse dhe adresimit të kërcënimeve të sigurisë në rajon, duke nënvizuar se përgjegjësia për sulmet në veri të vendit mbetet thelbësore për stabilitet afatgjatë.

Vend anëtar i NATO-s dhe Bashkimit Evropian, Bullgaria është partner i rëndësishëm i Republikës së Kosovës për zhvillim, siguri dhe paqe në rajonin tonë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors