Prishtinë, 15 gusht 2025
Kryeministri në detyrë Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, dhe atasheun në ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nënkolonel Jonathan Shaw, mori pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të autoblindave të prokuruara në ShBA për FSK-në.
Me këtë rast, kryeministri u shpreh se ky furnizim i jashtëzakonshëm është një tjetër dëshmi e partneritetit tonë të palëkundur me ShBA-të dhe gjithashtu edhe një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të vendit tonë.
Ai shtoi se ushtria jonë do të vazhdojë të zhvillohet krahë për krahë me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.










