Zyra e Kryeministrit

Lajme

Deklaratë e kryeministrit Hashim Thaçi, me rastin e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga shtetet fqinje, Kroacia, Hungari dhe Bullgaria

"Si kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, dua të shpreh mirënjohjen, respektin dhe falënderimin më të thellë, për të gjitha shtetet demokratike të botës, të cilat deri më sot e kanë njohur pavarësinë e Kosovës...

19 Mars, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ngushëllon Kryeministren e Ukrainës, Julia Timoshenko, me rastin e vdekjes tragjike të pjesëtarit ukrainas në kuadër të policisë së UNMIK-ut

E nderuara zonja Timoshenko, me hidhërim morëm lajmin për vdekjen tragjike të pjesëtarit të kontingjentit ukrainas të policisë së UNMIK-ut, me rastin e ngjarjeve të 17 marsit 2008.

18 Mars, 2008

Lexo më shumë

Deklaratë e Qeverisë së Kosovës

Sot bëhen katër vite nga ngjarjet tragjike të Marsit të vitit 2004. Dhuna e Marsit të vitit 2004 shënon një nga kapitujt e errët në historinë tonë të re. Qytetarët e Kosovës dënuan dhe refuzuan sulmet të asaj dite. Qeveria e Kosovës sinqerisht shpreh keqardhjen për ngjarjet që shënuan atë ditë, edhe një herë ne shprehim solidarizimin

17 Mars, 2008

Lexo më shumë

Telegram ngushëllimi drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, z. Sali Berisha

I nderuari Kryeministër Berisha, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, ju shpreh ngushëllimet më të thella për qytetarët tuaj që humbën jetën me rastin e shpërthimit të municioneve në Gërdec të Vorës.

15 Mars, 2008

Lexo më shumë

Fjala e Kryeministrit në darkën me donatorë

I nderuari z. Ruecker, z. Feith, përfaqësues të ambasadave dhe zyrave diplomatike në Prishtinë, drejtues të agjencive donatore, përfaqësues të Agjencive zhvillimore të OKB-së dhe të Komunitetit Financiar Ndërkombëtar, zonja dhe zotërinj

13 Mars, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ngushëllon kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vdekjes tragjike të 16 qytetarëve të Shqipërisë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sot një telegram ngushëllimi kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e vdekjes tragjike të 16 qytetarëve të Shqipërisë.

6 Mars, 2008

Lexo më shumë

Fjalimi i Kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, në Akademinë solemne për Epopenë e UÇK-së, mbajtur në sallën “1 Tetori”, më 6 mars 2008

I nderuari president i Kosovës, z.Sejdiu, I nderuari kryetar i Parlamentit, z.Krasniqi Shumë e nderuara familje Jashari, Të nderuar deputetë, mysafirë Të nderuar qyetarë. Në përvjetorin e dhjetë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, i njohur ndërkombëtarisht nga bota demokratike.

6 Mars, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi takon ideatorët e obeliskut “NEWBORN”

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot grupin e te rinjve, të cilët janë ideatorë të obeliskut të pavarësisë “NEWBORN”, të prirë nga z. Fisnik Ismaili.

1 Mars, 2008

Lexo më shumë

Konferencë shtypi e Koordinatorit të Paktit të Stabilitetit për Kosovë – Besim Beqaj

Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Kosovë, Besim Beqaj në një konferencë shtypi të mbajtur sot, ka shpjeguar para gazetarëve rrjedhën e takimit në Tryezën Rajonale të Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore në Sofje ku ai kishte marrë pjesë në cilësinë e përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Kosovë.

29 Shkurt, 2008

Lexo më shumë

Kryeministri Thaçi në shënimin e dhjetëvjetorit të Betejës së Likoshanit dhe Qirezit

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në shënimin e dhjetëvjetorit të Betejës së Likoshanit dhe Qirezit, e zhvilluar më 28 shkurt të vitit 1998.

28 Shkurt, 2008

Lexo më shumë